Qeveria e re dhe pritshmëritë

Thonë që shpresa vdes e fundit…

Kështu edhe njëherë shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit më 23 qershor me shpresën për ta parë Shqipërinë ndryshe.Votat e tyre dhanë verdiktin përfundimtar dhe pas 8 vjetësh një qeveri e re zëvendësoi atë të vjetrën.

Por a do të sjellë ajo ndryshimin e shumëpritur? A duhet të kemi pritshmëri të mëdha apo frika e pesimizmi do të vazhdojnë të na shoqërojnë akoma?

Shpesh herë pesimizmi na mbërthen dhe mendojmë e themi se ky vend s’do të bëhet ndonjëherë, s’ka shtet ligjor, Shqipëria s’do ndryshojë kurrë. Por me vendosjen e një qeverie të re, si rezultat rilind ajo shpresë e vakët që është strukur në secilin prej nesh e që mezi pret  që të ushqehet e një rreze drite të dalë në horizont.

E megjihëse ka kaluar shumë pak kohë që nga fillimi i punës i qeverisë së re bie në sy që janë marrë disa hapa për të vendosur një shtet ligjor të ëndërruar e të shumëpritur nga të gjithë.

Pas shumë polemikash e bisedimesh u morën masa për mbylljen e lojërvave të fatit. Ka ardhur koha që çdo biznes si në çdo vend të botës të paguaj taksat shtetit e të licensohet për veprimtarinë e tij dhe urojmë që kjo nismë të shtirihet jo vetëm tek kazinot, por në çdo biznes të palicensuar ose që s’paguan taksat në mënyrën e duhur përmes një mashtrimi apo një tjetri.

Verifikimi i koncesioneve është nisma tjetër e qeverisë, e cila gjithashtu çon drejt vendosjes së një shteti ligjor.Gjë që duket që ka munguar apo dështuar në qeverinë e kaluar, e cila nuk ka bërë verifikime. Kjo ka dalë në dritë pas deklarimit të shpenzimeve marramandëse, të cilat siç tregojnë faktet nuk janë verifikuar asnjëherë nga “Albpetrol”, pasi deri tani asënjëra prej kompanive koncesionare nuk ka paguar qoftë dhe një lek tatim fitimi në buxhet.

Pozita akuzon se zëvendësimi i administratës është për arsye politike, por të gjithë urojmë që edhe kjo është një nismë tjetër që po vijon prej shtetit me qëllim që të vendos njerëz profesional e me gjithë kompetencat e nevojshme për të qenë në pozicione drejtuese.

Megjithatë kjo dhe të tjerat ngelen për t’u parë, por zemrat e shqiptarëve urojnë në thellësi të tyre që pritshmëritë e tyre do të realizohen dhe që historia nuk do përsëritet dhe që ky vend e ky popull nuk do të vuajë më për shkak të mungesës së shtetit ligjor.

 

Sonila Myftaraj

Qeveria e re dhe pritshmëritë

Thonë që shpresa vdes e fundit…
Kështu edhe njëherë shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit më 23 qershor me shpresën për ta parë Shqipërinë ndryshe. Votat e tyre dhanë verdiktin përfundimtar dhe pas 8 vjetësh një qeveri e re zëvendësoi atë të vjetrën.

Por a do të sjellë ajo ndryshimin e shumëpritur? A duhet të kemi pritshmëri të mëdha apo frika e pesimizmi do të vazhdojnë të na shoqërojnë akoma?

Shpesh herë pesimizmi na mbërthen dhe mendojmë e themi se ky vend s’do të bëhet ndonjëherë, s’ka shtet ligjor, Shqipëria s’do ndryshojë kurrë. Por me vendosjen e një qeverie të re, si rezultat rilind ajo shpresë e vakët që është strukur në secilin prej nesh e që mezi pret që të ushqehet e një rreze drite të dalë në horizont.

E megjihëse ka kaluar shumë pak kohë që nga fillimi i punës i qeverisë së re bie në sy që janë marrë disa hapa për të vendosur një shtet ligjor të ëndërruar e të shumëpritur nga të gjithë.

Pas shumë polemikash e bisedimesh u morën masa për mbylljen e lojërvave të fatit. Ka ardhur koha që çdo biznes si në çdo vend të botës të paguaj taksat shtetit e të licensohet për veprimtarinë e tij dhe urojmë që kjo nismë të shtirihet jo vetëm tek kazinot, por në çdo biznes të palicensuar ose që s’paguan taksat në mënyrën e duhur përmes një mashtrimi apo një tjetri.

Verifikimi i koncesioneve është nisma tjetër e qeverisë, e cila gjithashtu çon drejt vendosjes së një shteti ligjor. Gjë që duket që ka munguar apo dështuar në qeverinë e kaluar, e cila nuk ka bërë verifikime. Kjo ka dalë në dritë pas deklarimit të shpenzimeve marramandëse, të cilat siç tregojnë faktet nuk janë verifikuar asnjëherë nga “Albpetrol”, pasi deri tani asënjëra prej kompanive koncesionare nuk ka paguar qoftë dhe një lek tatim fitimi në buxhet.

Pozita akuzon se zëvendësimi i administratës është për arsye politike, por të gjithë shpresojmë që edhe kjo është një nismë tjetër që po vijon prej shtetit me qëllim që të vendos njerëz profesional e me gjithë kompetencat e nevojshme për të qenë në pozicione drejtuese.

Megjithatë kjo dhe të tjerat ngelen për t’u parë, por zemrat e shqiptarëve urojnë e shpresojnë në thellësi të tyre që pritshmëritë e tyre do të realizohen dhe që historia nuk do përsëritet dhe që ky vend e ky popull nuk do të vuaj më për shkak të mungesës së shtetit ligjor.

Sonila Myftaraj